Trajneri i Inter Miami, Phil Neville, ka mbrojtur vendimin e tij për të luajtur me djalin e tij Harvey dhe atë të presidentit të klubit, Romeo Beckham në humbjen 6-0 të së martës ndaj Barcelonës .
Neville e quajti miqësoren parasezonale si ‘ndeshja më e madhe’ në historinë e shkurtër të Miamit.
Ata më pas u goditën nga gjigantët katalanas dhe Neville vendosi të luante me djalin e tij dhe djalin e pronarit David Beckham, pavarësisht se dyshja nuk u paraqit kurrë në MLS.
Të dy lojtarët janë pjesë e skuadrës së Inter Miami II dhe luajnë në MLS Next Pro.
Neville foli me pasion për paraqitjet e tyre në intervistën e tij pas ndeshjes, ndërsa nga tifozët e klubit u akuzua për nepotizëm.
“Unë isha super krenar për të dy. Romeo luajti vetëm në pesë ose gjashtë minutat e fundit, gjë që është e vështirë, por ata kishin fituar të drejtën për të vazhduar”.
“Ata të dy treguan temperament shumë të mirë dhe mendoj se sonte mësuam shumë. Ishte një sfidë e madhe për ne, siç mund ta shihnit. Ne po luanim kundër lojtarëve të klasit botëror, dy skuadra të klasit botëror në secilën pjesë”, ka thënë ai.
Barcelona e fitoi ndeshjen me rezultat 6-0, ndërsa Miami aktualisht është i nënti në Konferencën Lindore të MLS. /Telegrafi/