Telegrafi

Akuza ndaj Kloppit se kishte gisht në largimin e Manes drejt Bayernit

Trevor Sinclair pretendon se Jurgen Klopp ‘humbi’ Sadio Mane kur ai ‘nënçmoi’ Kupën e Kombeve Afrikane në fillim të këtij viti.

Senegalezi, i cili nuk ishte i disponueshëm për Liverpoolin në fillim të vitit pasi përfaqësonte kombin e tij, fitoi turneun.

Dhe Sinclair mendon se Klopp kishte një rol për të luajtur në largimin e superyllit nga Liverpool pas pretendimit të tij AFCON.

Lexo po ashtu Mane thyen heshtjen për largimin nga Liverpooli dhe për t'iu bashkuar Bayernit

Ai mendon se Mane nuk mund të vazhdonte në Liverpool pasi Klopp bëri komente për garën e mes-sezonit.

“Mendoj se gjëja kryesore është se Jurgen Klopp e humbi atë kur doli dhe e nënçmoi turneun AFCON, të cilin trajneri i tij (për Senegalin) Aliou Cisse duhej të dilte dhe të mbronte AFCON dhe tha ‘ju po dilnit i dyti derisa lojtarët tanë afrikanë filluan të luanin për ju”, kishte thënë ai për  talkSPORT.

Ish-lojtari i Manchester Cityt vazhdoi duke nënvizuar gjestet bamirëse të Mane në vendin e tij.

Lexo po ashtu Klopp refuzon thirrjen për t'i kërkuar falje afrikanëve për komentet e para disa ditëve, fajin ua lë gazetarëve

“Mane është një njeri me parime, ju e keni parë atë të ndërtojë spitale, të ndërtojë shkolla dhe të gjitha të tjerat në qytetin e tij të lindjes në Senegal dhe për këto arsye unë ndjej mendimin e Sadio Mane: ‘E dini çfarë, unë po shkoj, po largohem nga klubi’”.

“Ai ka kaluar një kohë të mirë, ai ka qenë një legjendë e klubit, por nuk mendoj se ai mund të luajë më pas”, shtoi Sinclair.

Lexo po ashtu Klopp për transferimin e Manes te Bayern Munich: U largua njëri nga futbollistët më të mirë në histori të Liverpoolit

Lëvizja e Mane te Bayern Munich u zyrtarizua këtë javë. Ai i bashkohet klubit të Bundesligës në një transferim me vlerë 41 milionë eurosh.

Ai i jep fund një periudhe gjashtëvjeçare të mbushur me trofe në Anfield, pasi ka shënuar 120 gola për klubin dhe veçanërisht duke fituar Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/