Site icon Telegrafi

Aktorja e “Dynasty”, Joan Collins guxon të pozojë me bikini në moshën 90 vjeçare

(Foto: Instagram/joancollinsdbe)

Aktorja e njohur, Joan Collins, është një ikonë e vërtetë në industrinë e argëtimit. 90-vjeçarja ka nxitur një stuhi të vërtetë në internet duke u zhveshur me bikini në Saint Tropez, ku po kalon kohën me bashkëshortin e saj, Percy Gibson, i cili është 58 vjeçar.

Çifti kanë pozuar në pishinë, ndërsa e famshmja Alexis nga seriali kult, “Dynasty”, duket e pabesueshme në pragun e dekadës së 10-të. Edhe pse kishte indikacione se për këtë ishte përgjegjës operacioni plastik, ajo pretendon të kundërtën.

Lexo po ashtu Kur bukuria nuk njeh moshë: Të famshmet e Hollywoodit që janë bërë më të bukura gjatë plakjes së tyre

Collins jo vetëm që duket e mrekullueshme me bikini, por ajo ka një ide të shkëlqyer për stilimin e verës dhe nuk i ka munguar asnjëherë stili.

(Foto: Instagram/joancollinsdbe)

“Kjo është martesa ime e pestë, më e lumtura dhe e fundit. Percy është një njeri i mrekullueshëm, ai është shpirti im binjak. Kjo nuk do të thotë që ne nuk grindemi herë pas here, por në përgjithësi kemi shumë mirëkuptim për njëri-tjetrin”, ka thënë Joan për bashkëshortin dhe dashurinë e tyre.

Lexo po ashtu Nga Halle Berry e deri tek Julie Andrews - femrat e famshme botërore që 'plakja i ka harruar'

Aktorja pohon se për bukurinë e saj është meritor fakti se mban gjithmonë krem me faktor mbrojtës, ndërsa nga ushqimet, më shpesh konsumon salmon, avokado, perime të freskëta dhe arra.

Ajo ka thënë se i trashëgoi këmbët e holla nga nëna e saj balerinë, porse në publikimet në rrjetet social nuk mund t’u rezistojë filtrave apo Photoshopit. /Telegrafi/

Exit mobile version