Aktori i famshëm, Jake Gyllenhaal, ka lavdëruar Rita Orën për rolin e saj në filmin e ri “Southpaw”.
Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare luan rolin e një të varure nga droga dhe Gyllenhaal thotë se ajo di të aktrojë shumë mirë dhe do të ketë suksese në këtë fushë.
“Nuk kishte asnjë problem me të. Ajo ishte e mrekullueshme. Njerëzit do ta shohin këtë”, ka thënë Gyllenhaal në prezantimin e filmit.
Edhe regjisori Harvey Weinstein lavdëroi Ritën, që kishte rol edhe në “Fifty Shades of Grey”.
“Ajo ishte e gatshme. Njerëzit do ta shohin atë më ndryshe. Do ta shohin anën dramatike të saj. Do të doja të punoja sërish me të”, ka thënë ai.
Edhe Rita thotë se ka pasur eksperiencë të mrekullueshme me Gyllenhaalin në këtë film. Ajo falënderoi aktorin që i kishte ndihmuar në incizime.
Filmi, ku luajnë edhe Rachel McAdams, 50 cent, Forest Whitaker dhe Naomie Harris, do të publikohet më 24 korrik.