Një protestë ka shpërthyer në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin mbrëmjen e sotme për hezitimin e vendit për të transferuar tanket Leopard 2 në Ukrainë.
Ukraina ka kërkuar prej kohësh tanke moderne kryesore luftarake, nga të cilat më të shumtat në stoqe janë Leopard 2 të Gjermanisë dhe Abrams të SHBA-së, transmeton Telegrafi.
Mbretëria e Bashkuar ka premtuar tashmë rreth disa prej tankeve të saj Challenger 2, por këto janë në furnizim shumë më të shkurtër.
Sonte, njerëzit në Berlin mbanin tabela ku shkruhej “lironi Leopardët” në mbështetje që pajisjet të ndahen me ushtrinë ukrainase. /Telegrafi/