Telegrafi

Aktgjykim lirues ndaj shtatë të akuzuarve në rastin “Infrakos”

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim lirues ndaj shtatë të akuzuarve të cilët ishin të ngarkuar me veprën penale “Keqpërdorim i pozitën apo autoritetit zyrtarë”, në rastin “Infrakos”.

Sipas një njoftimi për media në vendim thuhet se ndaj të akuzuarve nuk është aprovuar që kanë kryer veprat penale për të cilat akuzoheshin.

“Këso dore secili veç e veç kishte për të  kryer veprën Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe 2, nën par.2.2 të Kodit Penal të Kosovës. Pasi që nuk është provuar që kanë kryer veprat penale të cilat akuzoheshin. Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit ”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Prizren. /Telegrafi/