Aksioni i Policisë së Kosovës ka vazhduar në lagjen Emshir në Prishtinë. Në bazë të këtij aksioni janë arrestuar katër persona të dyshuar.
Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës thuhet se personave të dyshuar ju është konfiskuar 1 pistoletë,2 fishekë,1 shufër dhe një sasi e substancës narkotike.
“Aksioni i Drejtorisë Rajonle në Prishtinë, respektivisht njesitet e stacionit policor jugu te mbështetur nga njësitet e NJRSH-së kanë vazhduar aksionin e tyre në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një lokal në rrugën “Ali Vitia”. Me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar.Të njejtëve u janë gjetur dhe konfiskuar 1 pistoletë,2 fishekë,1 shufër dhe një sasi e substancës narkotike. Ky operacion është kryer në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe gjyqtarin e procedurës praparake”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Ndërsa pak orë më herët policia njoftojë se ka filluar një aksion operacionale në rajonin e Prishtinës me rast janë arrestuar tre persona të dyshuar.