Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë një aksion në veri të Mitrovicës.
Ky aksion është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i prokurorisë, Ekrem Lutfiu.
“Ky aksion është duke u bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe është vazhdim i aksionit te mëparshëm, për arrestimin e tre të dyshuarve për veprat penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare””, ka thënë Lutfiu.
Ndryshe ditë më parë policia ka realizuar po ashtu një aksion të tillë, ku është arrestuar një zyrtar serb policor i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. /Telegrafi/