Një ndër futbollistët më në formë gjatë këtij sezoni te Milani, Mbaye Niang ka kaluar një fundjavë shumë të vështirë.
Sulmuesi francez është aksidentuar me makinën e tij pas ndeshjes me Torinon.
Në aksidentin në fjalë, reprezentuesi francez ka dëmtuar shpatullën dhe kavilien duke humbur sezonin me Milanin.
Kjo nuk është herë e parë që Niang ka probleme me makinën pasi edhe më parë sa ishte lojtar i Montpellier kishte shkatërruar Ferrarin e tij në një aksident. /Telegrafi/