Arrestohet një person i cili dyshohet se kishte qenë vozitësi i motoçikletës ku për pasojë në një aksidet kishte ndërruar jetë një person tjetër në fshatin Shtupeq i madh-Rugovë.
Në një njoftim nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:30, ndërkaq viktima është dërguar në IML për obduksion.
“Ju informojmë se me datë 03.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Shtupeq i madh-Rugovё.
Nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё motoçikletё (4 rrotёshe), nё tё cilёn ishin dy (2) persona, motoçikleta ishte rrokullisur dhe si pasojё një person ka vdekur ne vendin e ngjarjes këtё e ka konfirmuar ekipi mjekёsor, ndёrsa personi tjetёr ka pёsuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), dhe Prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar qё trupi i pajetë i viktimës tё dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore ( IML) nё Prishtinё pёr obduksion”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se fillimisht sipas deklarimit tё personit tё lënduar vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit e NJRKRR-DRP Pejё, me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar tani i dyshuar pёr kёtё aksident.
“Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/