Telegrafi

Aksident trafiku në rrugën Pejë – Istog

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Pejë-Istog, më saktësisht në fshatin Dubovë.

Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Në fotografitë që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura. /Telegrafi/