Telegrafi

Aksident trafiku në Lipjan, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Qylagë të Lipjanit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin, se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 12: 00 ka ndodhë një aksident trafiku në fshatin Qylagë të Lipjanit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime kanë marrë dy persona”, shtoi ajo.

Ahmeti tha se me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut. /Telegrafi/