Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Xhevat Ibra.
“Mund të ju konfirmoj se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Dubravë rreth orës 17:00, ku janë lënduar katër persona. Në aksident janë përfshirë dy vetura”, tha ai.
Kujtojmë se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë lansuar ditë më parë fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”, me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik./Telegrafi/