Site icon Telegrafi

Aksident trafiku mes tri veturave dhe një traktori në Podujevë, lëndohen shtatë persona

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 17:30, në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona”, tha ai.

Borovci bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/

Exit mobile version