Telegrafi

Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Deçan, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:52 në rrugën Pejë-Deçan saktësisht te varrezat e qytetit të Pejës.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura ku si pasojë lëndime kanë marrë tre persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 09:52 minuta një aksident ka ndodhur në rrugën Pejë-Deçan te varrezat e qytetit të Pejës te rrethi i Ukajve. Të përfshira kanë qenë dy vetura kurse janë lënduar tre persona”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq policia është duke e hetuar rrethanat që kanë çuar deri te ky aksident. /Telegrafi/