Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Qylagë të Lipjanit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku i cili ka ndodhë në hyrje të fshatit Qylagë të Lipjanit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/