Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, si pasojë tre persona janë lënduar.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa janë përfshirë dy vetura.
“Si pasojë e aksidentit deri më tani trajtim mjekësor kanë kërkuar tre persona të lënduar”, deklaroi Borovci.
Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./Telegrafi/