Site icon Telegrafi

Aksident në Lupç të Podujevës, lëndohen disa persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Lupç të Podujevës, ku janë lënduar disa persona.

Nga zyra për media e Policisë së Kosovës, konfirmuan për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy person kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, thuhet në përgjigjen.

Tutje, Policia njofton se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /Telegrafi/

Exit mobile version