Telegrafi

Aksident mes dy veturave dhe autobusit në Pejë – dy të lënduar

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Beteja e Loxhës” në Pejë, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus, i cili ka qenë i parkuar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orë 18:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Beteja e Loxhës’ në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një autobus i cili ishte i parkuar. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

Tutje, ka bërë të ditur se sipas ekipit mjekësor, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/