Telegrafi

Aksident mes autobusit dhe tri veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur këtë të premte në fshatin Mleqan të Malishevës.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe tri automjete të udhëtarëve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh”.

“Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar”, ka thënë Elezaj.

Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore. /Telegrafi/