Telegrafi

Aksident komunikacioni në Shirokë të Suharekës, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së hënës në Shirokë të Prizrenit, ku si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë marrë lëndime.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave me targa lokale, përveç dëmeve materiale kemi edhe dy persona me lëndime të lehta trupore të cilët janë duke u trajtuar nga emergjenca”, tha Osmanollaj.

Osmanollaj bëri të ditur po ashtu se rruga është hapur për qarkullimin e veturave. /Telegrafi/