Telegrafi

Akrobacitë e ëmbla të çiftit Haxhi Krasniqi dhe Heidi Lushtaku (Foto)

Çifti Haxhi Krasniqi dhe Heidi Lushtaku jo pak herë janë bërë pjesë e mediave rozë.

Boksieri dhe modelja e njohur janë shumë të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, ndërsa ndajnë me ta herë pa here imazhe nga jeta e tyre.

Lexo po ashtu Haxhi Krasniqi nuk dorëzohet në ring, por dorëzohet në dashuri (Foto)

Së fundmi, dyshja kanë vendosur t’i japin vetes disa ditë pushimi, dhe për këtë kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë.

Modelja Heidi, ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, disa fotografi ku shfaqet bashkë me Krasniqin, teksa shijojnë panoramën e Dhërmiut.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ata nuk kanë hezituar që së bashku të bëjnë edhe disa akrobaci, ku ndër të tjerash, në njërën prej fotove, boksieri e mban të fejuarën e tij në ajër vetëm me këmbë.

Këto akrobaci të ëmbla, ka bërë që ndjekësit e tyre të pasojnë fotografitë me komente dhe pëlqime të shumta. /Telegrafi/