Telegrafi

Ajo që ndodhi në San Siro këtë sezon, nuk i ndodh shpesh Juves

Juventusi e ka regjistruar edhe humbjen e dytë sezonale duke pësuar nga Milani në San Siro me rezultat 1-0.

Një gol i vetëm i Manuel Locatellit, mjaftoi që nikoqirët të arkëtonin pikë të plota dhe tash e sfidojnë kampionin për titull.

Zonja e Vjetër është në kërkim të titullit të gjashtë radhazi në Serie A, mirëpo në këtë fillim sezoni Rossonerët duken shumë seriozë.

Lexo po ashtu Milani tregon seriozitetin, triumfon edhe ndaj Juventusit (Video)

Në ndërkohë, kjo ishte humbja e dytë sezonale në San Siro, gjë që nuk i ndodh shpesh Juventusit.

Udhëtimet në Milano nuk kanë qenë të këndshme për Bianconerët këtë sezon. Ata pësuan edhe nga Interi në muajin shtator (2-1).

Mirëpo, derisa ekipi i Frank de Boer ka probleme të shumta, skuadra e Vincenzo Montellas mund t’i shkaktojë telashe Juves në rrjedhën e sezonit. /Telegrafi/