Juventusi e ka regjistruar edhe humbjen e dytë sezonale duke pësuar nga Milani në San Siro me rezultat 1-0.
Një gol i vetëm i Manuel Locatellit, mjaftoi që nikoqirët të arkëtonin pikë të plota dhe tash e sfidojnë kampionin për titull.
Zonja e Vjetër është në kërkim të titullit të gjashtë radhazi në Serie A, mirëpo në këtë fillim sezoni Rossonerët duken shumë seriozë.
Në ndërkohë, kjo ishte humbja e dytë sezonale në San Siro, gjë që nuk i ndodh shpesh Juventusit.
Udhëtimet në Milano nuk kanë qenë të këndshme për Bianconerët këtë sezon. Ata pësuan edhe nga Interi në muajin shtator (2-1).
Mirëpo, derisa ekipi i Frank de Boer ka probleme të shumta, skuadra e Vincenzo Montellas mund t’i shkaktojë telashe Juves në rrjedhën e sezonit. /Telegrafi/