Telegrafi

Ajeti pranon një ofertë të madhe financiare, kjo pritet të jetë skuadra e tij

Arlind Ajeti duket se karrierën do ta vazhdoi në kampionatin italian, Serie A.

Mbrojtësi shqiptar që shkëlqeu në Kampionatin Evropian është bërë cak i shumë skuadrave italiane.

Skuadra e rikthyer në elitë, Pescara i kishte bërë ofertë me 300 mijë euro në stinor, por duket se kjo pagë ka qenë e pa mjaftueshme për Arlind Ajetin.

Tani në garë është futur fuqishëm Bologna, dhe sipas të gjitha gjasave kjo skuadër pritet ta transferojë Ajetin.

Skuadra kaltër e kuq i ka ofruar një kontratë fantastike Ajetit, katër vjeçare si dhe pagë vjetore prej 600 mijë euro në stinor.

Kjo ofertë duket se e ka kënaqur Ajetin i cili është pranë Bolognas, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet brenda 10 ditëve të ardhshme.

Gjithsesi në garë për mbrojtësin e talentuar shqiptar mbetet edhe Lazio, Torino, Stoke City dhe Besiktas. /Telegrafi/