Telegrafi

Ajaxi me rekord të ri – skuadra e vetme që mposht edhe Realin edhe Juven në terren të tyre brenda një sezoni

Daley Blind dhe Paulo Dybala (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Ajaxi ka vënë një rekord të ri në futbollin evropian duke u bërë skuadra e parë që e mposht edhe Real Madridin edhe Juventusin në terren mysafir brenda një sezoni.

Ekipi holandez regjistroi fitore prej 4-2 kundër Los Blancos në Santiago Bernabeu duke e eliminuar kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve në 1/8 e finales, edhe pse kishte humbur 2-1 në si vendas.

Festa e lojtarëve të Ajaxit (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, pas barazimit në Amsterdam kundër Zonjës së Vjetër (1-1) në ndeshjen e parë çerekfinale, Ajaxi triumfoi në Torino me rezultat 2-1 duke i eliminuar edhe Bianconerët nga gara më e madhe evropiane për klube.

Lexo po ashtu Vazhdon mrekullia Ajax, eliminon Juventusin dhe kalon në gjysmëfinale

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi si mysafir në Ligën e Kampionëve që është edhe ecuria më e mirë që nga periudha nëntor 1995 – mars 1997, kur ishin regjistruar shtatë fitore radhazi.

Nga ana tjetër, Juventusi tash i ka humbur tri nga gjashtë ndeshjet e fundit si vendas në këtë garë. /Telegrafi/