Ajaxi ka vënë një rekord të ri në futbollin evropian duke u bërë skuadra e parë që e mposht edhe Real Madridin edhe Juventusin në terren mysafir brenda një sezoni.
Ekipi holandez regjistroi fitore prej 4-2 kundër Los Blancos në Santiago Bernabeu duke e eliminuar kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve në 1/8 e finales, edhe pse kishte humbur 2-1 në si vendas.
Ndërkaq, pas barazimit në Amsterdam kundër Zonjës së Vjetër (1-1) në ndeshjen e parë çerekfinale, Ajaxi triumfoi në Torino me rezultat 2-1 duke i eliminuar edhe Bianconerët nga gara më e madhe evropiane për klube.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi si mysafir në Ligën e Kampionëve që është edhe ecuria më e mirë që nga periudha nëntor 1995 – mars 1997, kur ishin regjistruar shtatë fitore radhazi.
Nga ana tjetër, Juventusi tash i ka humbur tri nga gjashtë ndeshjet e fundit si vendas në këtë garë. /Telegrafi/