Liga e Kampionëve tanimë ka mësuar katër skuadrat gjysmëfinaliste.
Barcelona, Liverpoo, Tottenham Hotspur dhe Ajax Amsterdam janë katër klubet gjysmëfinaliste të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Befasia më e madhe padyshim që ishte kualifikimi i Ajaxit në gjysmëfinale pasi eliminoi Juventusit, por edhe ai i Tottenham që preku gjysmëfinalen përballë Manchester Cityt.
Të hënën e datës 8 prill, faqja e Ligës së Kampionëve i kishte ftuar tifozët të zgjidhnin ekipet që do të arrijnë deri në finale dhe fituesin e sivjetmë.
Faqja zyrtare e Ajaxit në Twitter është përgjigjur dhe së paku deri në gjysmëfinale në mënyrë perfekte.
“Ku mund të firmosim”, ishte përgjigja e Ajax në Twitter.
Ajaxi eliminon Juventusin dhe Tottenhami gjithashtu Manchester Cityn, ndërsa në anën tjetër parashikuan kalimin në gjysmëfinale të Barcelonës dhe Liverpoolit.
Kësisoj Ajax i qëlloi katër ekipet gjysmëfinale, por ata kanë parashikuar edhe finalen e madhe mes tyre dhe Barcelonës.
Natyrisht që në fund e kanë parashikuar se trofeu më i çmueshëm evropian për klube to të rikthehet në Amsterdam pas 24 viteve, duke parashikuar se talentet e tyre do ta mposhtin Barcelonën e Lionel Messit. /Telegrafi/
🎮 Sim the Champions League!
Predict the winners of each #UCL tie 🔮
Crown your 2019 winner 🏆— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 8, 2019