Donny Van de Beek ka qenë shumë pranë transferimit te Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori holandez pas shpërthimit në edicionin e kaluar, ishte bërë objektiv i skuadrave të mëdha si Real Madrid, Liverpool, PSG e Borussia Dortmund.
Por në fund Ajaxi nuk lejoi largimin e tij, duke kërkuar mbi 60 milionë euro.
22-vjeçari edhe këtë edicion është duke kaluar nëpër një formë jashtëzakonisht të mirë me gjigantin holandez.
Në 10 takimet e para, reprezentuesi holandez ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.
Ajaxi ka filluar bisedimet me agjentin e lojtarit për vazhdimin e kontratës, pasi ajo aktualja skadon në verën e vitit 2022, ndërsa me kontratën e re pritet që lojtari ta dyfishojë edhe pagën e tij.
Kampioni në fuqi i Holandës, ka për synim rritjen e pagës së lojtarit si dhe t’i vendosë një klauzolë prej 70 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse ekipet e interesuara për mesfushorin do të paguajnë klauzolën që pritet t’ia vendos Ajaxi. /Telegrafi/