Telegrafi

Ajaxi dhe Van de Beek thuhet se kanë pranuar ofertën e Real Madridit

Mesfushori holandez, Donny Van de Beek mund të bëhet shumë shpejt lojtar i ri i Real Madridit.

Gjatë të enjtes u raportuar se Mbretërit kanë kthyer interesimin e tyre për holandezin e Ajaxit.

Sipas mediave në Spanjë u raportua se drejtuesit e Real Madridit kanë bërë ofertë për Van de Beek në vlerë të 60 milionë eurove.

Lexo po ashtu Reali rikthen interesimin për Van de Beek

Tani, thuhet se oferta për mesfushorin holandez është vlerësuar e bollshme dhe është pranuar nga Ajaxi.

Është gazetari i njohur Marcelo Bechler, i cili e jep të kryer marrëveshjen dhe pret nënshkrimin e kontratës nga lojtari.

Donny van de Beek (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

“Nga sa kam mësuar, tashmë ekziston një propozim i pranuar nga klubi dhe lojtari holandez”.

“Van de Beek duhet të nënshkruajë kontratë për 5 ose 6 vjet në ditët e ardhshme”, shkruan në postimin e Bechler në Twitter. /Telegrafi/