Telegrafi

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Drejtori i Bayern Munich, Max Eberl ka konfirmuar bisedimet me yllin e ekipit, Joshua Kimmich, i cili ia ka bërë të qartë të ardhmen.

Thomas Tuchel, i cili me sa duket ka një marrëdhënie të dobët me Kimmich, do të largohet nga klubi në korrik dhe Bayern ende nuk ka vendosur për trajnerin e ardhshëm të tyre.

Barcelona thuhet se e mban Kimmich në radarët e tyre përpara lëvizjes së mundshme të verës. Megjithatë, Barça do të jetë në gjendje ta përballojë atë vetëm nëse kryejnë disa shitje të mëdha fillimisht.

Lexo po ashtu Plani ambicioz i Bayern Munichut – nënshkruhen tre yje, shtatë emra të mëdhenj rrezikojnë largimin

Për të ardhmen e lojtarit gjerman ka folur pikërisht drejtori i Bayernit, Eberl.

“Ai [Kimmich] na tha shumë qartë: Unë dua të di se kush është trajneri i ri”, ka thënë fillimisht Eberl për Sky.

“Ne do të shohim nëse ai dëshiron të qëndrojë, nëse duam ne, në fund të fundit varet nga Joshua për të vendosur”, përfundoi ai.

Lexo po ashtu Bayern Munich i vendos çmim të kripur Kimmichit

Marrëveshja aktuale e Kimmich me Bayernin skadon në vitin 2025 që do të thotë se ai mund të jetë i disponueshëm për një kosto relativisht të ulët këtë verë.

Mesfushori mbrojtës, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë, ka shënuar një gol dhe ka dhënë tetë asistime në 31 paraqitje për Bayern Munich këtë sezon. /Telegrafi/