Pas 18 viteve karrierë të shkëlqyera, sulmuesi Sergio Aguero ka vendosur të vari këpucët në gozhdë.
Kjo vjen pasi ai u përball me një shqetësim serioz shëndetësor në fillim të këtij sezoni. Ish-ylli i Manchester City kishte dhimbje gjoksi gjatë ndeshjes së Barcelonës në La Liga kundër Alaves më 31 tetor, nga ku pastaj iu desh të shtrihej në spital.
Ylli argjentinas është treguar i kujdesshëm, duke minimizuar rrezikun e një përkeqësimi të gjendjes duke marrë vendimin për t’u tërhequr nga futbolli profesionist.
Always by your side, @aguerosergiokun pic.twitter.com/BVTOoN0okl
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 15, 2021
Në konferencën për shtyp të Barcelonës sot, Sergio Aguero u tërhoq zyrtarisht nga futbolli.
Me Agueron zyrtarisht jashtë, Xavi do të duhet të marrë një vendim gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi atyre iu duhet të nënshkruajnë urgjentisht me një sulmues.
Legend https://t.co/0xj8azILXl
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 15, 2021
Barcelona aktualisht si sulmues qendre ka Luuk de Jong dhe Martin Braithëaite, ndërsa klubi ka përpiluar një listë me pesë emra ku mund t’i shihni më poshtë.
#5 Edinson Cavani | Manchester United
#4 Anthony Martial | Manchester United
#3 Dani Olmo | RB Leipzig
#2 Erling Haaland | Borussia Dortmund
#1 Dusan Vlahovic | Fiorentina
/Telegrafi/