Legjenda argjentinase e Manchester Cityt, Sergio Aguero është tallur me talentin e Manchester Unitedit, Alejandro Garnacho, pasi ky i fundit shprehu admirimin e tij për Cristiano Ronaldon.
Garnacho, 17 vjeç, u emërua në skuadrën e Unitedit për ndeshjen e së shtunës dhe ishte një zëvendësues i papërdorur në fitoren 3-2 ndaj Norwich City në Old Trafford.
Ronaldo i shënoi të tre golat për Unitedin, duke kompletuar het-trikun e tij me një goditje dënimi në fund të ndeshjes për të siguruar një fitore vendimtare për skuadrën e Ralf Rangnick.
Tifozët vunë re një moment prekës mes Ronaldos dhe Garnachos në fund të ndeshjes, me sulmuesin portugez që u shfaq duke i dhuruar topin e ndeshjes yllit të akademisë.
Garnacho hyri në Instagram pas ndeshjes për të postuar një foto të tij dhe Ronaldos, duke bërë një mbishkrim me admirim.
“Më i madhi i të gjitha kohërave…”, ishte mbishkrimi i ndjekur nga emoji me dhi, futboll, zjarr dhe zemër dashurie.
Megjithatë, ish-sulmuesi i Cityt, Aguero, iu përgjigj menjëherë postimit të Garnachos, duke e tallur.
“Sepse nuk keni luajtur ende me lojtarin më të mirë Leo Messi”, komentoi Aguero.
Ndryshe, ish-reprezentuesi i të rinjve të Spanjës, Garnacho u ftua në skuadrën e parë të Argjentinës muajin e kaluar së bashku me rivalin e madh të Ronaldos, Lionel Messi.
Garnacho u thirr për kualifikueset e Kupës së Botës kundër Venezuelës dhe Ekuadorit, por nuk u paraqit në asnjërën ndeshje.
Trajneri i përkohshëm i United, Rangnick e cilësuar sulmuesin anësor si “një nga lojtarët më premtues” në akademinë e klubit dhe është zotuar se do t’i japë atij debutimin e tij në ekipin e parë së shpejti. /Telegrafi/