Prej ardhjes së Gabriel Jesus, tani Sergio Aguero është bërë i abonuar me bankën rezervë.
Ylli i Manchester Cityt, tashmë është në listën e shumë skuadrave të mëdha evropiane, ndërsa Real Madridi dhe Barcelona shihen si favorit.
Në ndeshjen e fituar në minutat e fundit kundër Sëansea City, Aguero u fut në lojë nga Pep Guardiola vetën në pjesën e dytë.
Kjo ka bërë që Reali dhe rivalët e tyre të përbetuar Barcelona, të funte në garë me kataluansit të avantazhuar shkaku i miqësisë së lojtarit me Lionel Messin.
Ajo që e bën të vështirë transferimin është se Aguero sapo ka nënshkruar kotnratë të re me Cityn, që e lidh atë me klubin deri në vitin 2020.
Ai ka pagë prej 16 milionë eurosh.
Mediat angleze e kanë lidhur edhe me një kalim te Interi. /Telegrafi/