Real Madrid – Manchester City, ndeshja e dytë gjysmëfinale mes dy gjigantëve evropianë do të mbahet gjatë në mendjen e adhuruesve të futbollit.
Los Blancos fituan me një rikthim sensacional, rikthim që nuk mund ta besonin as dy ish-sulmuesit e Manchester Cityt, Carlos Tevez dhe Sergio Aguero.
Dyshja ishin duke biseduar përmes rrjeteve sociale me kamera dhe duke e shikuar ndeshjen e duke e komentuar kohë pas kohe.
Tanimë videot e tyre nga golat e shënuar të Realit janë bërë virale, pasi ata u shokuan nga rikthimi spektakloar që bën mbretërit e Madridit.
“Leo po më shkruan”, i tha Aguero bashkëkombësit të tij Carlos Tevezit, i cili u përgjigj: “Çfarë po thotë Leo?”.
“Boll u tallët, nuk ka mundësi”, tha Messi duke iu referuar përmbysjes të Real Madridit.
“Është çmenduri, ata nuk mund të fitojnë një lojë tjetër si kjo,” u përgjigj një Tevez i habitur.
Real Madridi kaloi në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 6-5 pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/
@siiete7 PARTE 1 Reaccion De KUN AGUERO Y CARLOS TEVEZ semifinal de champions league . #championsleague #halamadrid #futbol #realmadrid #fyp ♬ sonido original – 7