Sergio Aguero po qëndron në Stamboll, ku do ta ndjek finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa është ndalur dhe ka folur edhe për mikun e tij Lionel Messin.
Ish-sulmuesi argjentinas, mik i madh i Messit, aktualisht jeton në Miami, vend ku do të jetojë edhe Leo.
Lidhur me vendimin e Leos për kalimin në Inter Miami, Aguero ishte kritik ndaj klubit të Barcelonës.
“Barcelona nuk bëri mjaftueshëm për rikthimin e Leos. Po, kishte edhe një gjë të La Ligës dhe një situatë ekonomike, por Leo mori vendimin e duhur që të mos priste deri në sekondën e fundit si në vitin 2021”, ka thënë Aguero.
Aguero dhe Messi ishte afër të luanin së bashku për një klubi, kur i pari u bashkua me Barcelonën në vitin 2021.
Por atë vit Messi u largua nga Barcelona për të kaluar në PSG./Telegrafi/