Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se BE ka rritur mbështetjen për Ukrainën dhe forcuar sanksionet kundër Rusisë.
Në një shkrim në Twitter, shkroi se për herë të parë, BE do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve në një vend të sulmuar.
“Ne jemi duke rritur mbështetjen tonë për Ukrainën. Për herë të parë, BE do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve në një vend të sulmuar. Ne gjithashtu po forcojmë sanksionet tona kundër Kremlinit”.
Tutje tha se trimëria dhe udhëheqja e presidentit Volodymyr Zelenskyy, e po ashtu qëndrueshmëria e popullit ukrainas janë një frymëzim për të gjithë.
“Ne i mirëpresim krahëhapur ata që duhet të ikin nga bombat e Putinit. Ne mbështesim shtetet tona anëtare lindore në pritjen dhe kujdesin për këta refugjatë”, tha Leyen.
Presidentja e KE-së ka paraqitur sanksionet e reja ndaj Rusisë.
“Së pari, ne po mbyllim hapësirën ajrore të BE-së për avionët në pronësi ruse, të regjistruara ruse ose të kontrolluara nga Rusia. Ata nuk do të jenë në gjendje të zbresin, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e BE-së. Përfshirë avionët privatë të oligarkëve.
Së dyti, ne do të ndalojmë makinën mediatike të Kremlinit në BE. Kompanitë shtetërore Russia Today dhe Sputnik, dhe filialet e tyre, nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e Putinit. Ne po zhvillojmë mjete për të ndaluar dezinformimin e tyre toksik dhe të dëmshëm në Evropë.
Së treti, ne do të synojmë agresorin tjetër në këtë luftë, regjimin e Lukashenkos, me një paketë të re sanksionesh, duke goditur sektorët e tyre më të rëndësishëm. Të gjitha këto masa vijnë në krye të paketës së fortë të prezantuar dje, të rënë dakord nga partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha der Layen.
We are stepping up our support for Ukraine.
For the first time, the EU will finance the purchase and delivery of weapons and equipment to a country under attack.
We are also strengthening our sanctions against the Kremlin.
https://t.co/qEBICNxYa1— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 27, 2022
Third, we will target the other aggressor in this war, Lukashenko’s regime, with a new package of sanctions, hitting their most important sectors.
All these measures come on top of the strong package presented yesterday,
agreed by our international partners. pic.twitter.com/ikN99V14zU— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 27, 2022