Andrea Agnelli ka thënë se 11 klube janë akoma të lidhur për projektin e Superligës Evropiane, sepse kanë nënshkruar kontratë prej 120 faqesh, ndërsa ka theksuar se projekti nuk ka dështuar.
Projekti i Superligës Evropiane u lansua në prill të vitit të kaluar, mirëpo pas reagimeve të shumta, shumica e klubeve u tërhoqën, pos Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës.
Duke folur në Samitin e Biznesit të Futbollit në Londër, padroni i Zonjës së Vjetër fillimisht deklaroi se projekti nuk ka dështuar.
“Superliga nuk ka dështuar. Sipas mendimit tim, futbolli evropian ka nevojë të madhe për reforma. Nuk do t’i pranoj pyetjet në lidhe me Tebas, deklaratat e tij flasin vet”.
#Superlega, #Agnelli: "Il progetto non è fallito, i club hanno firmato un contratto ancora vincolante"https://t.co/2B6Ax7Q1Y8
— Sportface (@sportface2016) March 3, 2022
“UEFA e ka ditur se unë si president i Juventusit kam qenë duke punuar për diçka ndryshe. Superliga është punë kolektive e 12 ekipeve, jo të një personi. 12 klube nënshkruan kontratë 120-faqëshe dhe ajo është ende e detyrueshme për 11 prej këtyre klubeve”, ka pohuar Agnelli.
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i ka kritikuar sërish ka kritikuar presidentët e Juves, Barcës dhe Realit, duke thënë se ata gënjejnë më shumë se Vladimir Putini kur bëhet fjalë për diskutimin e Superligës Evropiane.
“Për të qenë i sinqertë, sa herë që lexoj për Superligën Evropiane, irritohem, mendoj se ata gënjejnë më shumë se Putini”, ishin mes tjerash fjalët e tij. /Telegrafi/