Presidenti i Juventusit është nën presion pasi projekti i Superligës Evropiane u shpërbë.
“Unë mbetem i bindur për bukurinë e këtij projekti”, ka thënë Agnelli për Reuters, duke konfirmuar se gara nuk mund të vazhdojë.
“Pa dyshim … Unë dua të them, nuk mendoj se ai projekt tani është akoma në funksionim”.
“Nuk do të them se sa klube më kontaktuan brenda 24 orësh duke më pyetur nëse mund të bashkoheshin”, vazhdoi Agnelli.
“Ndoshta ata gënjyen, por unë u kontaktova nga një numër skuadra duke pyetur se çfarë mund të bënin për t’u bashkuar”.
Projekti u shpërbë pasi gjashtë klubet e Ligës Premier vendosën të tërhiqeshin nga gara.
“Ka pasur spekulime në atë masë që nëse gjashtë skuadra do të ishin shkëputur dhe do të kishin kërcënuar politikën e Ligës Premier do ta kishte parë atë si një sulm ndaj Brexit dhe skemës së tyre politike”, shpjegoi Agnelli.
Kryetari i Juventusit u kritikua ashpër nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin i cili tha të hënën se nuk ka parë kurrë një person të gënjejë aq shumë sa Agnelli.
“Nëse më thoni metoda të tjera për bashkimin e projekteve të tilla … nëse do të kërkoni autorizimin e të tjerëve, nuk mendoj se do të kishit kryer një projekt si ky”, tha Agnelli.
“Marrëdhëniet janë aty, unë kam parë që marrëdhëniet ndryshojnë me kalimin e kohës, disa njerëz jam shumë i sigurt se do të jenë të hapur dhe do të flasin me njëri-tjetrin”.
“Unë nuk mendoj se industria jonë është veçanërisht e sinqertë dhe besueshme”, ka shtuar më tej Agnelli. /Telegrafi/