Telegrafi

Agnelli pritet ta zbulojë sot projektin për Superligën e re Evropiane

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli thuhet se do të zbulojë sot (e enjte) një projekt për një Superligë të re gjatë Samitit të Biznesit të Futbollit.

Projekti i parë për një Superligë Evropiane të shkëputur u zbulua për herë të parë në prill të vitit 2021, por u rrëzua brenda 48 orëve.

Ai ishte prezantuar nga 12 nga klubet më të mëdha në Evropë, duke përfshirë klube si Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Liverpool, Juventusi, Milan dhe Interi.

Klubet e Ligës Premier u tërhoqën nga projekti disa orë pas zbulimit zyrtar, por planet për një garë alternative evropian kanë vazhduar.

Lexo po ashtu Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona, do të paraqesin projektin e ri për Superligën Evropiane

Në letër, Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona janë klubet e vetme të përfshira ende në projektin e një Superlige Evropiane.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Agnelli dhe Florentino Perez kanë punuar për një plan alternativ i cili do të zbulohet sot nga presidenti i Zonjës së Vjetër në Samitin e Biznesit të Futbollit të Financial Times.

 

Do të ishte një projekt pak më ndryshe nga ai origjinali. Ngjashëm me Ligën e Kombeve të UEFA-s, do të kishte promovime dhe rënie.

Mund të ketë 24 klube që fitojnë akses të drejtpërdrejtë në garë çdo sezon, bazuar në rezultatet e sezonit të mëparshëm evropian, plus tetë klube që kualifikohen nga liga.

Megjithatë, është ende e paqartë se si klubet mund të sigurojnë vendin e tyre nga garat kombëtare dhe Agnelli ka të ngjarë të japë përditësime të mëtejshme sot. /Telegrafi/