Agjentja dhe gruaja e Mauro Icardit ka zbuluar një tjetër prapaskenë interesante rreth tregut të transferimeve gjatë verës.
Në një intervistë për Sportweek, ajo ka thënë se argjentinasi ishte në prag të kalimi te Real Madridi, por nga dashuria dhe besimi se mund të arrijë diçka te Interi refuzoi kalimin te Los Blancos.
“Mauro ishte në prag të kalimi te Real Madridi, gjithashtu edhe Juventusi e kërkoi deri dy minuta para se të nënshkruanin me Gonzalo Higuain”, ka thënë Wanda.
Vlen të theksohet se Icardi rinovoi dje (e premte) me Interin deri në vitin 2021 dhe besohet se klauzola e tij është 110 milionë euro dhe vlen vetëm për klubet jo italiane. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JPUnscTcF14