Telegrafi

Agjenti i Vedat Muriqit tregon të vërtetën në lidhje me ofertat e refuzuara të Unitedit, Tottenhamit dhe Burnleyt

Muriqi duke festuar golin ndaj Çekisë në Prishtinë

Agjenti i sulmuesit të Fenerbahces, Vedat Muriqi, është përgjigjur rreth pyetjeve për ofertat e Burnley, Tottenham Hotspur ose Manchester United.

Raportet në mediat turke kishin lidhur të tre klubet angleze me oferta të refuzuara për sulmuesin e Kosovës, edhe pse janë të pakonfirmuara.

Fenerbahce kuptohet se janë të interesuar në ofertat në drejtim të Muriqit, por vetëm në afatin kalimtar të verës.

Lexo po ashtu Manchester United kontakton agjentin e Vedat Muriqit, duan të futen në bisedime me Fenerbahcen

Agjenti i prizrenasit, Haluk Canatar ka qenë mjaft i vendosur në shanset e largimit të klientit të tij.

“Muriqi ka një marrëveshje katërvjeçare me Fenerbahcen”, ka thënë fillimisht Canatar.

Muriqi pëlqehet shumë nga klubet angleze (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“Sigurisht që jemi të kënaqur që disa nga klubet më të mira në Evropë janë të interesuar për Muriqin dhe e ndjekin atë”.

“Por, ne nuk po konsiderojmë një transferim në janar dhe ka shanse zero për qind që ai të largohet”.

Lexo po ashtu Oferta prej 28 milionë eurove e klubit anglez për Vedat Muriqin refuzohet nga Fenerbahce

“Ne jemi kontaktuar nga klubet e interesuara, por unë i lashë këto çështje me Damien Comolli [ish-drejtor sportiv] dhe tani me Selahattin Baki”, përfundoi agjenti i Muriqit.

Muriqi ka 12 gola dhe katër asistime në 17 ndeshje të Superligës së Turqisë deri më tani. /Telegrafi/