Telegrafi

Agjenti: Sneijder nuk do t’i bashkohet Milanit

Agjenti i Wesley Sneijder mohon të ketë ndodhur ndonjë bisedim me Milanin, dhe insiston se ai nuk do të largohet nga Galatasaray në janar.

Ish-mesfushori i Interit ka qenë i piketuar si një përforcim i mundshëm për Rossonerët në janar, pasi skuadrës së Vincenzo Montella i mungon kreativiteti.

Megjithatë, përfaqësuesi i mesfushorit holandez e ka bërë të qartë se klienti i tij nuk do të kthehet në San Siro, pasi nuk ia ka thënë asnjëherë atij.

Lexo po ashtu Sneijder ndez ‘Derby della Madonninan’: Milani ëndrra ime!

“Milan? Wesley ka një kontratë deri në qershor të vitit 2018. Ai nuk ka folur për asnjë klub në botë për të lënë Galatasarayn”, ka thnë Guido Albers për FCInter1908, përcjell Telegrafi

32-vjeçari u bashkua me klubin nga Stambolli në vitin 2012, dhe ka fituar dy herë Superligën turke gjatë kohës sa është atje. /Telegrafi/