Telegrafi

Agjenti shqiptar, Fali Ramadani ndërmjetësues i kalimit të Sarrit te Juventusi

Lojtarët e Juventusit thuhet se janë informuar se Maurizio Sarri do të jetë trajneri i tyre në sezonin e ardhshëm.

Sipas Daily Mail, italianët janë të gatshëm të paguajnë 5.7 milionë euro nçë mënyrë që t’ia blejnë kontratën me The Blues.

Ajo vjen pas prezencës së presidentit të bardhezinjve, Andrea Agnelli me një prej zyrtarëve të Chelseat, Bruce Buck para finales së Ligës së Evropës, të cilën e fitoj 4-1 kundër Arsenalit.

Ndërkohë, ndërmjetësi Fali Ramadani do të takohet sot me drejtorin e Chelseat, Marina Granovskaia me agjentin e Sarrit, Alessandro Pellegrini.

Edhe pse përfaqësuesit pritet të kërkojnë lirimin e trajnerit, mund të jetë rasti që londinezët të përpiqen ta mbajnë atë pas triumfit në Ligën e Evropës.

Lexo po ashtu Agjenti shqiptar, Ramadani negocion me Realin për Pjanicin

Strategu 60-vjeçar është i lidhur me klubin Stamford Bridge deri në verën e vitit 2021. /Telegrafi/