Agjenti i Mohamed Salah ka reaguar pas thashethemeve se egjiptiani ka marrë një ofertë luksoze nga Arabia Saudite.
Yje të mëdha të futbollit janë larguar nga futbolli evropian për të shkuar në Lindjen e Mesme me trend të nisur nga Cristiano Ronaldo, i cili u ndoq nga emra, si Karim Benzema, Sadio Mane, Roberto Firmino, Riyad Mahrez e shumë të tjerë.
Është raportuar se edhe Salah është në radarin e klubeve saudite me Al-Riyadiah që ka raportuar se Al Ittihad i ka ofruar kontratë në vlerë prej 180 milionë euro.
Megjithatë, 31-vjeçari e kishte rinovuar kontratën me Liverpoolin në vitin 2022 duke nënshkruar deri në vitin 2025.
“Nëse do ta kishim menduar largimin nga Liverpooli këtë vit, nuk do ta kishim rinovuar kontratën në verën e kaluar. Mohamed mbetet i përkushtuar te Liverpooli”, ka thënë agjenti Ramy Abbas. /Telegrafi/