Telegrafi

Agjenti i Ruganit zbulon se lojtari u kërkua shumë nga Arsenali dhe Chelsea

Mbrojtësi italian, Daniele Rugani ishte kërkuar nga shumë klube evropiane gjatë verës, por në fund zgjodhi të transferohet te Rennes.

Rugani po haste në vështirësi ta gjente një vend titullari te Juventusi për disa sezoni dhe largimi ishte opsioni i vetëm.

Sipas agjentin të tij, Davide Torchia, Klube të shumta dëshironin qendërmbrojtësin e Juventusit këtë sezon.

Lexo po ashtu Zyrtare: Rennes transferon Dalbertin nga Interi dhe Ruganin nga Juventusi

Klube të mëdha si Arsenali, Chelsea, Napoli dhe Lyoni e donin lojtarin, teksa bënë oferta të majme që nuk u pranuan nga Juventusi.

“Në atë kohë, Arsenali, Napoli, Chelsea, Zenit dhe Lyon arritën me rreth 30 milionë euro dhe ato kurrë nuk u morën në konsideratë”.

“Për ato çmime, Juve nuk e shiti atë dhe unë nuk kontestoj nëse ata bënë të drejtë apo të gabuan”, ka thënë agjenti për TMË Radio.

Në fund, Rugani kaloi te klubi francez, Rennes, si huazim me të drejt blerje në fund të sezonit. /Telegrafi/