Site icon Telegrafi

Agjenti i Rudiger telefonon Real Madridin dhe ia tregon kushtet që kërkon gjermani

Agjenti i Antonio Rudiger thuhet se ka telefonuar Real Madridin për t’i ofruar shërbimet e mbrojtësit të Chelseat, duke zbuluar edhe kërkesën e tij për pagë.

Kontrata e Rudiger me klubin nga “Stamford Bridge” skadon në verë dhe Bluve nuk iu lejohen të negociojnë një marrëveshje të re me lojtarin derisa të ndryshojë pronësia e Chelseat.

Gjigantët e Ligës Premier nuk mund të aranzhojnë një marrëveshje të re me gjermanin për shkak të sanksioneve të vendosura nga qeveria britanike ndaj Roman Abramovich.

Sipas Marca, agjenti i lojtarit ka telefonuar Real Madridin dhe i ka thënë gjigantëve të La Ligës se 29-vjeçari është i hapur për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu” në verë, por po kërkon një marrëveshje katërvjeçare me paga 55 milionë euro, e cila përfshin edhe bonuse nënshkrimi.

Real Madridi nuk ka marrë ende një vendim për nënshkrimin e mundshëm të Rudiger, agjenti i të cilit gjithashtu u takua me drejtorët e Barcelonës disa javë më parë.

La Gazzetta dello Sport raportoi në shkurt se kalimi i Rudiger në Juventus ishte një punë e përfunduar, por nuk ka konfirmime të mëtejshme në lidhje me lëvizjen e mbrojtësit në Torino.

Ish-ylli i Romës mbetet një objektiv për gjigantët e Serisë A, të cilët mund të kenë nevojë për një zëvendësim për Giorgio Chiellini nëse italiani del në pension ose transferohet në MLS në fund të sezonit. /Telegrafi/

Exit mobile version