Telegrafi

Agjenti Pastorello: Real Madridi është njëra nga ëndrrat e Lukakut

Agjenti i sulmuesit të Chelseat, Romelu Lukaku, Federico Pastorello e ka pranuar se Real Madridi është njëri nga klubet që ka ëndërruar belgu për të ardhmen.

Pastorello u përkujdes dhe kompletoi transferimin e Lukakut te Chelsea këtë verë nga Interi për një shifër prej 115 milionë eurosh.

Agjenti i njohur ka folur për situatën e lojtarit dhe ëndrrat e tij në futboll.

Lexo po ashtu Marotta: Lukaku iu bashkua Chelseat për shkak të parave

“Romelu ishte jashtëzakonisht i lumtur në Milano, ai i do tifozët, ai e do qytetin, ai e do klubin”, ka thënë fillimisht Pastorello për The Telegraph.

“Por, nga ana tjetër, ai ende ëndërronte të kthehej në Chelsea”.

“E mora vesh në vitin 2017, ai tha se kishte dy klube që ishin ëndrra e tij – Chelsea dhe Real Madrid”.

“Chelsea ishte edhe më shumë sepse ai u shit shumë herët dhe jo në një mënyrë shumë të këndshme pas penalltisë në Superkupë, kështu që ai ndjeu se kishte diçka që nuk e kishte arritur dhe donte ta korrigjonte”, përfundoi agjenti. /Telegrafi/