Site icon Telegrafi

Agjenti i Kovacicit ia mbyll dyert Milanit dhe Romës

Agjenti i mesfushorit kroat, Mateo Kovaçiç, ka thënë se klienti i tij me siguri nuk do të largohet nga Real Madrid dhe nuk ka asnjë shans për një kthim në Serie A te Milani apo Roma.

Mesfushori i talentuar kroat u transferua në Spanjë në verën e vitit 2015 për rreth 30 milionë euro, por nuk po luan shumë minuta te skuadra nga Santiago Bernabeu.

Kjo ndihmoi që thashethemet e medieve të shtohen për një kthimi të mundshëm të tij në Itali, ku Roma dhe Milani janë skuadrat më të interesuara, por agjenti i tij e ka mohuar një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Milani ëndërron transferimin e Kovacicit

“Nuk ka lajme. Ose më mirë, nuk ka asnjë shans për t’u kthyer në Serie A”, ka thënë fillimisht agjenti Nikky Vuksan për Tuttomercatoweb.

“Mateo ka një kontratë shumë të gjatë me Real Madridin, i cila shkon deri në vitin 2021. Kështu që unë nuk e kuptoj ku vijnë të gjitha këto thashetheme dhe këto spekulime për të ardhmen e tij”, përcjell Telegrafi.

“Kovacic luan për një klub të madh si Real Madridi dhe ai është shumë i lumtur. Çdo ditë dëgjoj dhe lexoj histori që shpjegojnë largimin e tij të mundshëm, por nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë për ta”.

Lexo po ashtu Bale i hap dyert për tre gjigantët evropian

“Ai ka një marrëdhënie të madhe me shokët e tij dhe trajnerin, kështu që unë mund ta bëj shumë të qartë: Kovacic nuk do të largohet nga Real Madridi, ai me siguri do të qëndrojë”.

“Çdo gjë tjetër përveç fjalëve të mia është vetëm thashetheme. Nuk ka të vërtetë në të”, përfundoi agjenti i ish-mesfushorit të Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version