Site icon Telegrafi

Agjenti i Kovacic takohet me drejtorin sportiv të Interit

Mateo Kovacic mund të rikthehet te Interi.

Kështu së paku pretendon gazetari i specializuar për transferime Gianluca Di Marzio.

Ky i fundit pohon se drejtori sportiv i Interit Piero Ausilio është takuar me Zdravko Mamicin, agjentin e mesfushorit kroat.

Ata thuhet se kanë diskutuar për rikthimin e reprezentuesit kroat në Giuseppe Meaza.

Di Marzio thotë se detajet e këtij takimi do të publikohen gjatë ditës së nesërme. /Telegrafi/

Exit mobile version